Transmetuar më 18-04-2026, 17:29

Durrës, 18 prill 2026 – Një vatër zjarri është shfaqur pranë tregut të fruta-perimeve në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te banorët dhe tregtarët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët kanë rënë në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni. Si pasojë, tymi i dendur ka përfshirë zonën përreth.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Si pasojë e tymit, një i moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencë.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit