Transmetuar më 18-04-2026, 15:19

Tiranë, 18 prill 2026 – Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në një lokal në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Imer Ndregjoni”, ku mbeti i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti, 56 vjeç. Si autor i dyshuar është identifikuar një 53-vjeçar me inicialet A.D., i cili aktualisht është shpallur në kërkim.

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, vijojnë punën për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri janë komshinj, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Sipas të njëjtave burime, 53-vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit