Transmetuar më 18-04-2026, 14:56

Nga Basir Çollaku

Spiropali e nisi me Mjaft, G99, Rilindje dhe tani kupton se duhet të kthehen në socialistë. Lufta ka filluar. Tërbimi nuk kursen askënd. Ish-kryetarja e Parlamentit, ish ministre e jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur të flasë duke shfaqur presionin dhe kanosjen ndaj asaj çfarë po përpiqet të nxjerrë nga brenda kalbësisë vrasëse të mazhorancës.

Rama po mban fjalën e thënë në mbledhje grupi.

Po më dolët kundër do ju sakatoj.

Ndaj saj e njerëzve të saj tashmë jo politukë ka nisur bastisja si për çdo kundërshtar të Ramës. Mesazhi është Omerta. Mos fol. Rri urtë. Ose..Dhe vijnë ndëshkimet.

Një lloj përballje ndaj Ramës ish vartësja e tij po piqet të gatuajë një magyarizim në Rilindje për të prodhuar një fraksion të pagangrenizuar të PS. Vështirë nëse forma dështon në përmbajtje.

Ndonëse ka edhe emra të tjerë si Ditmir Bushati, Erion Braçe, Arben Malaj, Ermelinda Meksi, ndoshta Xhafa dhe Ruçi. Ndonëse ende duket se janë pak anemikë.

Për ta bërë Ramën të rrëshkasë ata duhet të flasin fort, troç publikisht.

Mund dhe duhet të thonë

Rama është i inkriminuar

I korruptuar

Zgjedhjet janë dhunuar, votat janë blerë dhe ne kemi pjesë të përgjegjësisë

Ekonomia është inkriminuar

Krimi është politizuar

Tenderat merrren me porosi nga lart nga trafikantë droge

Investimet strategjike merren nga narkobiznese

Linda Rama është pjesë e vendimeve në parti qeveri dhe ekonomi

Në.PS nuk bëhen zgjedhje

Nuk ka demokraci të brendshme

Punët nuk zgjidhen vetëm me telefonin e Taulantit

Belinda Balluku duhet të jetë me imunitet të hequr e të përballet me drejtësinë

Ndërkombëtarët e duan një magyarizim në PS. Madje ngjan se nuk janë dorëjashtë.

Përplasja do të thellohet dhe ashpërsohet.

Furtuna ka artikujt:

Të pakënaqurit e larguar

Të burgosurit e revoltuar

Të shiturit e dëshpëruar

Të padëmshmit e harruar

Të promovuarit e inkriminuar

Kundërshtarë të shpërblyer

SPAK i kursyer

Drejtësi e shqyer

Dallga ka nisur të rritet. Ramës nuk i mjaftojnë të gjitha pushtetet për të shtypur kryengritësit e shtuar politikë të partisë së tij. Brukselin, Berlinin dhe Uashingtonin nuk i ka me vete. Nuk i ka pro. Thjesht janë kundër tij..

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit