

Tiranë, 18 prill 2026 – Banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”, në zonën e Farmacisë 10, kanë paraqitur një peticion me një sërë kërkesash urgjente drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe kompanisë ndërtuese.
Peticioni përfshin masa konkrete që lidhen me sigurinë, transparencën dhe dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur rreziqe të ngjashme në të ardhmen.
Ndër kërkesat kryesore janë:
Kryerja e një ekspertize të pavarur dhe të detajuar teknike për sigurinë e materialeve termoizoluese të fasadës; Zëvendësimi i materialeve të rrezikshme me materiale të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit sipas standardeve europiane; Realizimi i një auditi të plotë të sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë alarmet, pajisjet fikëse dhe rrugët e evakuimit; Transparencë nga kompania ndërtuese mbi materialet e përdorura dhe procesin e kontrollit të cilësisë; Përcaktimi i përgjegjësive ligjore në rast shkeljesh të standardeve të sigurisë; Zhdëmtimi i plotë i banorëve dhe bizneseve të dëmtuara; Formalizimi i kontratave të porosisë pranë noterit; Rikthimi i apartamenteve në gjendjen e mëparshme, sipas kontratave; Sigurimi i strehimit të përkohshëm dhe mbulimi i qirasë për banorët e prekur; Pajisja e kompleksit me hidrantë dhe sisteme funksionale të fikjes së zjarrit; Zbatimi i standardeve europiane për të gjitha instalimet, përfshirë energjinë elektrike, ujin, gazin dhe ashensorët; Pajisja e instalimeve me certifikata sigurie dhe garanci përkatëse; Hartimi i një projektligji që parashikon kontroll të detyrueshëm të instalimeve çdo 20 vjet; Vendosja e pajisjeve mbrojtëse elektrike në çdo banesë; Matja dhe garantimi i tokëzimit në instalimet elektrike.
Banorët theksojnë se këto masa janë thelbësore për rikthimin e sigurisë në kompleks dhe për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Ata kërkojnë reagim të shpejtë nga autoritetet dhe garanci se situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






