Transmetuar më 18-04-2026, 14:09

Vrasja në Durrës, autori fshehu krimin, policia e raportoi për atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku fillimisht u raportua se një 59-vjeçar kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, por hetimet e mëtejshme kanë treguar se bëhet fjalë për një vrasje nga pakujdesia.

Viktima është identifikuar si Saimir Markja, ndërsa si autor i dyshuar është vënë në pranga Gentian Kraja, 42 vjeç.

Sipas Policisë së Durrësit, pas dyshimeve të krijuara mbi rrethanat e vdekjes së 59-vjeçarit, specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit vijuan veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Nga hetimet intensive rezultoi se më datë 13 prill 2026, në lagjen nr. 18, Durrës, Gentian Kraja është konfliktuar për motive të dobëta me Saimir Markjan. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se e ka goditur me grushte, duke bërë që viktima të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Fillimisht rasti u raportua si vdekje nga arrest kardiak, por nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, autoritetet arritën në përfundimin se 59-vjeçari nuk kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.

Në vijim, Gentian Kraja u ndalua për veprën penale “vrasja nga pakujdesia”, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Çfarë tha policia sot

U dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia zbardh ngjarjen.

Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.

Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Çfarë tha policia të enjten 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen nr. 18, ka humbur ndjenjat shtetasi S. M., 59 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Foto arkivi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit