Transmetuar më 18-04-2026, 12:59

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një operacion kontrolli në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku dyshohet se në disa qeli janë gjetur lëndë narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë kontrollit janë konstatuar sasi të dyshuara të substancave narkotike, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie brenda institucionit.

Në kuadër të operacionit, janë transferuar edhe dy të dënuar me burgim të përjetshëm, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Kontrollet janë kryer nga Forcat Operacionale të Burgjeve në të gjithë ambientet e institucionit, me synim verifikimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes apo përdorimit të sendeve të ndaluara.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi sasinë e dyshuar të lëndës apo rezultatet përfundimtare të operacionit, ndërsa hetimet dhe verifikimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit