Transmetuar më 18-04-2026, 12:50

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Starovë, në Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur fillimisht në një kasolle me dërrasa të ndodhur pranë banesës dhe më pas është përhapur në objektin kryesor. Dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike si shkak të mundshëm të ngjarjes, por hetimet vijojnë për përcaktimin e saktë të rrethanave.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Zjarrfikësja dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit