Transmetuar më 18-04-2026, 11:42

Deputeti i Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar nga ambientet e paraburgimit Mine Peza, ku vizitoi personat e ndaluar pas protestës së opozitës të zhvilluar një ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Balliu akuzoi forcat e rendit për përdorim të tepruar të forcës, duke e cilësuar ndërhyrjen si një nga aktet më të rënda ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.

Sipas tij, gjatë përplasjeve, protestuesit dhe deputetët janë goditur me mjete të forta dhe janë ekspozuar ndaj substancave irrituese. Ai pretendoi se është përdorur edhe spraj me përbërje të fortë, përveç gazit lotsjellës.

Balliu kërkoi gjithashtu që efektivët e policisë të testohen për përdorim të mundshëm të substancave narkotike, duke ngritur dyshime mbi sjelljen e tyre gjatë ndërhyrjes.

Ai shtoi se përgjegjësit për dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa paralajmëroi reagim të mëtejshëm politik nga opozita.

“Të bëhet testi i drogës për policët që marrin pjesë në këto tubime. Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe deputetëve që janë goditur me shkopa gome. Janë goditur me spraj që përdoret për arinjtë, e kanë kombinuar edhe me lëndë të tjera, siç është gazi lotsjellës. Operacione të helmit të politikës së Partisë Socialiste. Ajo ndërhyrje do marrë përgjigjen që meriton. Do kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar mbrëmë.”- tha Balliu.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit