

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një aksion kontrolli në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku po zhvillohen kontrolle të befta në qeli dhe ambientet e brendshme të institucionit.
Sipas burimeve, operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit me urdhër të drejtuesit të përgjithshëm të sistemit penitenciar.
Kontrollet po shtrihen në të gjithë territorin e burgut, me fokus verifikimin e kushteve të sigurisë dhe evidentimin e sendeve të ndaluara.
Në këtë aksion janë angazhuar njësi të shumta të Forcave Operacionale, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje me rreth 20 automjete.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur rezultate konkrete nga kontrollet, ndërsa operacioni vijon.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






