Transmetuar më 18-04-2026, 10:22

Në emisionin "Goca dhe gra", në Top Channel, Arjan Konomi u shpreh se Shqipe Hysenaj, gjatë kohës që ishte pjesë e Për’puthen, kryente marrëdhënie seksuale dhe më pas sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër Shqipja.

Ajo shprehet se deklaratat janë “fake” dhe i kërkon të informohet mirë para se të dalë në studio.

Sipas saj, ai vazhdimisht merret me të dhe përpiqet të ndikojë opinionin publik.

Më tej, Shqipja e sfidon publikisht duke u shprehur:

“Le të dalë burri që ka kryer marrëdhënie me mua”, duke kërkuar që pretendimet të vërtetohen me fakte dhe emra konkretë.

Ajo thekson se nëse kjo nuk ndodh, atëherë gjithçka që është thënë mbetet gënjeshtër.

Në fund, reagimin e mbyll me deklaratën:

“E di unë pse më ke inat… se di sekretin tënd të vogël që ty të dhemb.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit