Transmetuar më 18-04-2026, 08:15

GJERMANI- Një alarm u dha në Gjermani pas një shpërthimi që ndodhi në orët e para të së shtunës në një nënkalim në qytetin Völklingen në Gjermani. Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën një personi, ndërsa katër burra të tjerë u plagosën rëndë, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Shkaqet e shpërthimit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet gjermane nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një akti kriminal. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte më rrezik për sigurinë publike. Völklingen është një qytet me rreth 40,000 banorë, afër kufirit me Francën

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit