Transmetuar më 18-04-2026, 08:03

Përplasjet mes këngëtareve Jonida Maliqi dhe Soni Malaj janë rikthyer në vëmendje të publikut, pas episodeve të fundit të reality show-t Ferma VIP.

Edhe pse më herët në rrjetet sociale është aluduar për ekzistencën e mosmarrëveshjeve të vjetra mes tyre, të dyja artistet i kanë mohuar këto pretendime. Megjithatë, deklaratat dhe qëndrimet e fundit brenda spektaklit kanë nxitur sërish diskutime.

Pas daljes nga “Ferma VIP”, Jonida Maliqi ka reaguar lidhur me komentet e bëra nga Soni Malaj gjatë qëndrimit në fermë. Ajo është shprehur se ka preferuar të mos e komentojë raportin mes tyre publikisht, por ka ndjerë nevojën të sqarojë disa qëndrime.

Sipas Maliqit, mes tyre ekzistojnë dallime të dukshme, si në aspektin e arsimimit dhe mënyrës së jetesës, ashtu edhe në zhvillimin e karrierës artistike. Ajo theksoi se bashkëpunimet apo përballjet e tyre kanë qenë kryesisht në kompeticione, ku, sipas saj, ka arritur rezultate më të larta.

“Unë zgjedh që, kur i sqaroj gjërat, t’i lë aty dhe të mos i komentoj më. Pashë edhe reagimet e saj dhe vlerësoj faktin që jemi kolege. Megjithatë, kemi pasur rrugëtime të ndryshme—si në arsim, ashtu edhe në karrierë. Kemi qenë bashkë në disa kompeticione ku unë kam triumfuar, por duket se këto janë harruar, ndërsa mbahen mend çështje të tjera më pak të rëndësishme,” është shprehur Maliqi.

Deklaratat e saj pritet të shtojnë më tej interesin e publikut për dinamikat mes dy artisteve, të cilat vazhdojnë të mbeten në fokusin e mediave dhe rrjeteve sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit