Transmetuar më 18-04-2026, 07:32

Gjatë ditës së shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një situatë të qetë meteorologjike në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime, të cilat do të alternohen me vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore, herë pas here, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe në detin Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit