Transmetuar më 17-04-2026, 23:40

UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj disa klubeve europiane, mes tyre edhe Real Madrid, pas ngjarjeve të regjistruara në ndeshjet e kompeticioneve të saj.

Sipas vendimit, klubi spanjoll është gjobitur me 20 mijë euro për vonesën në fillimin e ndeshjes ndaj FC Bayern Munich, e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Bëhet e ditur se masa disiplinore lidhet vetëm me ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrid dhe nuk ka lidhje me sfidën e kthimit në Gjermani apo eliminimin e Real Madridit nga UEFA Champions League.

Në të njëjtin raport disiplinor, Arsenal FC dhe trajneri i tij Mikel Arteta janë ndëshkuar me paralajmërim zyrtar, pa penalitet financiar.

Ndërkohë, Athletic Bilbao është gjobitur me 16,875 euro për hedhje sendesh në fushë gjatë një ndeshjeje në stadiumin “San Mamés”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit