Transmetuar më 17-04-2026, 23:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat nga ambientet e QSUT-së në Tiranë, ka akuzuar forcat e rendit për, siç u shpreh ai, përdorim të tepruar force ndaj protestuesve.

Berisha deklaroi se gjatë protestës janë përdorur substanca dhe mjete që, sipas tij, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe gazra dhe lëndë të tjera që përdoren për neutralizim të kafshëve në natyrë.

Ai pretendoi gjithashtu se janë përdorur granata zhurmuese dhe mjete shpërthyese ndaj protestuesve, duke thënë se disa prej tyre janë lënduar gjatë përplasjes.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi disa figura politike dhe zyrtarë, të cilët i akuzoi për përfshirje në menaxhimin e situatës, ndërsa i cilësoi veprimet e tyre si të rënda dhe të papranueshme.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me akuzat e ngritura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit