Transmetuar më 17-04-2026, 21:35

Gjatë zhvillimeve të protestës në Tiranë, një punonjës i Forcës Kombëtare të Sigurisë është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një kapsolle në trup.

Sipas informacionit paraprak, incidenti ka ndodhur gjatë përplasjes me një grup protestuesish, të cilët dyshohet se kanë përdorur mjete piroteknike dhe sende të tjera shpërthyese, përfshirë edhe molotovë.

Punonjësi i policisë po merr aktualisht ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit