Transmetuar më 17-04-2026, 20:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e sfiduar për një përballje publike në debat televiziv.

Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se opozita është përballur me përpjekje për ta eliminuar nga skena politike, duke shtuar se, sipas tij, këto kanë ardhur si pasojë e refuzimit për bashkëpunim me qeverinë.

Ai theksoi se opozita do të vijojë të mbrojë interesin qytetar dhe nuk do të tërhiqet përballë presioneve, ndërsa akuzoi për tentativa për izolim ndërkombëtar dhe ndërhyrje ndaj strukturave të saj politike.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te çështjet gjyqësore, duke u shprehur se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin, sipas tij, një përballje të drejtpërdrejtë në atë që ai e cilësoi si “gjyqi i shekullit”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë një debat publik në një studio televizive të zgjedhur prej tij.

Berisha shtoi se është i gatshëm të përballet publikisht me dokumente dhe fakte, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa përfundoi duke deklaruar se, sipas tij, “koha e qeverisjes aktuale po shkon drejt fundit”.

Sali Berisha:

Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin narko diktaturën ju them se nuk duhet të harroni u nis një sulm ndaj nesh për të na asgjësuar për të na fshirë nga harta politike. Vetëm e vetëm se ne në opozitë me sakrifica nuk mund të pranonim shkrirjen me qeverinë e krimit, të jemi fasadë opozitë. Do jemi të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës sonë,. Do jemi avoketër të interesit qytetar. U tentuat të na konfiskohej partia, na izoluan ndërkombëtarisht me lobime të mafies ndërkombëtare.

Kemi mbështetje si kurrë ndonjëherë me 14 rezoluta që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës, farsën e tij burgosjet politike. Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për SB, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit