

Në protestën e zhvilluar këtë të premte nga opozita, nuk kanë munguar mesazhet e qytetarëve, të shfaqura përmes pankartave të ndryshme.
Mes sloganeve më të spikatura ishin “Qeveri e krimit”, “Qeveri teknike” dhe “Karteli narko-elektoral”, të shoqëruara edhe me foto të zyrtarëve të ndryshëm, të cilët opozita i akuzon për përfshirje në afera korruptive.
Gjatë tubimit, përfaqësues të opozitës përsëritën kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e qeverisë.
Kjo shënon protestën e shtatë të organizuar nga opozita, e cila vijon të artikulojë kërkesën për ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






