Transmetuar më 17-04-2026, 19:43

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një 45-vjeçar, i identifikuar si Ilirjan Dosti, ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar është fqinj me të plagosurin dhe dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit