Transmetuar më 17-04-2026, 19:02

TIRANË – Opozita shqiptare ka thirrur këtë të premte protestën e radhës në nivel kombëtar, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu pak para nisjes së protestës, ku u prit me entuziazëm dhe brohoritje nga qindra mbështetës.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të tubimit.

Pjesëmarrës në protestë janë nisur nga disa qytete të vendit, përfshirë Kukës, Mat, Peqin, Lezhë dhe Shkodër, duke formuar autokolona të gjata automjetesh të pajisura me flamuj të Partisë Demokratike.

Mobilizimi i qytetarëve vlerësohet si një tregues i mbështetjes në rritje për opozitën, ndërsa pritet që protesta e mbrëmjes të ketë jehonë në nivel kombëtar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit