

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar papritur gjatë orës së edukimit fizik.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Kuvendi i Arbërit, rreth orës 15:15, kur nxënësi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e sportit, në rrethana ende të panjohura.
Ai është dërguar me urgjencë në Qendra Emergjente Ferizaj, ku, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar hetuesit dhe janë ndërmarrë veprimet e para hetimore.
Trupi i pajetë i të miturit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






