

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në provincën e Bolzano, pasi dyshohen për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike në shkallë të gjerë.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në banesën e një 43-vjeçari shqiptar, policia gjeti 7.3 kilogramë marijuanë të paketuar dhe të përgatitur për shpërndarje.
Ndërkohë, në një magazinë në pronësi të tij, u sekuestruan rreth 28 kilogramë marijuanë, pjesë e së cilës ishte ende në proces tharjeje dhe e gatshme për paketim.
Në bodrumin e banesës, forcat e rendit zbuluan dy ambiente të përshtatura si sera industriale, ku ishin kultivuar rreth 1,920 bimë kanabisi në fazë të avancuar rritjeje, të pajisura me sisteme profesionale ndriçimi, ventilimi dhe ujitjeje.
Gjatë operacionit u gjet gjithashtu një 40-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se kujdesej për plantacionin dhe proceset e prodhimit.
Materialet e sekuestruara përfshijnë mbi 35 kilogramë marijuanë të gatshme për konsum, qindra bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme për kultivim dhe paketim, përfshirë llamba industriale, sisteme ujitjeje dhe makineri vakumi.
Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në burgun e Bergamo, ku akuzohen për prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






