

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj pasi humbi ndjenjat në shkollë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.04.2026, rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi”. Në rrethana ende të paqarta, i mituri është rrëzuar papritur gjatë qëndrimit në sallë.
Ai është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






