

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish NATO në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social.
Në një postim, Trump tha se kishte marrë një telefonatë nga përfaqësues të NATO-s, të cilët, sipas tij, e pyetën nëse Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për ndihmë pas qetësimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit.
“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit është qetësuar, mora një telefonatë nga NATO që më pyeste nëse kishim nevojë për ndihmë. U thashë të qëndrojnë larg, përveç nëse duan vetëm të mbushin anijet e tyre me naftë. Ishin të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta, tigër letre,” shkroi Trump.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme politike dhe debatit mbi rolin e aleancave ndërkombëtare në krizat globale të sigurisë dhe energjisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






