

Qeni lihet i mbyllur në ballkon për ditë me radhë në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një rast shqetësues i keqtrajtimit të kafshëve shtëpiake është regjistruar në qytetin e Vlorës, në zonën e Skelës, ku një qen është lënë i mbyllur për disa ditë në ballkonin e një apartlepuri. Qeni qante, kuiste dhe lehte vazhdimisht gjatë ditëve të fundit.
Sipas dëshmive të banorëve, kafsha kishte mbetur e vetme në banesë pasi pronarët, një çift të moshuarish, dyshohet se janë larguar drejt Greqisë për arsye shëndetësore, konkretisht në Janinë. Lehjet e vazhdueshme të qenit ngritën shqetësim tek fqinjët, të cilët njoftuan autoritetet.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat ndërhynë duke përdorur shkallë nga jashtë për të arritur në ballkonin e banesës. Pas ndërhyrjes së tyre, qeni u nxor në gjendje të mirë dhe pushoi së qari dhe lehuri.
Më pas janë njoftuar familjarët e të moshuarve për të marrë në kujdes kafshën që qëndroi i mbyllur prej 5 ditësh në apartamentin te zona e Skelës, fillimi i Lungomares në Vlorë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






