Transmetuar më 17-04-2026, 17:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një tentative për vjedhje me dhunë në një banesë.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases S. Sh., 24 vjeçe, ku më pas është përfshirë një konflikt që ka përfunduar me plagosjen e tij.

Autoritetet bëjnë me dije se në banesë është konstatuar se 24-vjeçarja ushtronte prostitucion, ndërsa gjatë kontrollit është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë, që dyshohet se përdorej nga një tjetër shtetas i përfshirë në rast, M. B., 30 vjeç.

Policia ka arrestuar 24-vjeçaren dhe 17-vjeçarin, ndërsa ndaj 30-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit, 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës të miturin, i cili kishte tentuar të kryente vjedhje me dhunë në banesë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit