Transmetuar më 17-04-2026, 16:43

Një aksident i rëndë rrugor në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen – Milot, ka përfunduar në një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur.

Sipas informacioneve të konfirmuara, viktimat janë Franush Palaj dhe Nikoll Prenga. Ata humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit