

Irani ka njoftuar hapjen e plotë të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, në kuadër të armëpushimit të përkohshëm në Libani.
Lajmi u bë publik nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se kalimi do të jetë i lirë për aq kohë sa do të zgjasë marrëveshja 10-ditore për ndalimin e luftimeve në territorin libanez.
Sipas tij, tranziti në këtë korridor jetik për tregtinë globale do të zhvillohet pa ndërprerje dhe nën koordinimin e autoriteteve iraniane të porteve dhe transportit detar.
Vendimi vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pas masave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kufizuar eksportet iraniane të naftës.
Sipas të dhënave të kompanisë së monitorimit detar Kpler, disa cisterna iraniane kanë rifilluar lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit, duke transportuar miliona fuçi naftë bruto nga Gjiri Persik.
Rënie e menjëhershme e çmimeve në tregjet globale
Menjëherë pas njoftimit për hapjen e ngushticës, tregjet reaguan me rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës. Nafta Brent ra me rreth 9%, duke zbritur në 90 dollarë për fuçi, ndërsa WTI pësoi një rënie prej 9.5%, në rreth 82.6 dollarë për fuçi.
Paralelisht, kontratat e ardhshme në tregjet amerikane shënuan rritje, me indeksin Dow Jones që u rrit me mbi 500 pikë, ndërsa S&P 500 dhe Nasdaq 100 regjistruan gjithashtu fitime.
Hapja e kësaj rruge strategjike shihet si një sinjal pozitiv për stabilizimin e furnizimit global me energji, duke ulur menjëherë presionin mbi çmimet në tregjet ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






