Transmetuar më 17-04-2026, 16:36

Dy burra gjetën vdekjen sot në rrugën e Kombit në një aksident që pati pasoja fatale për ta ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktimat janë Franush Palaj dhe Nikoll Prenga, përkatësisht 57 dhe 61 vjeç.

Në aksident është plagosur 30 vjeçari D. Palaj, djali i Franushit që humbi jetën në vendngjarje.

Çfarë ndodhi sot

Policia tha se në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin Nikoll Prenga, 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Palaj, 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, Nikoll Prenga, si dhe shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç (babai i 30 vjeçarit që drejtonte njërin automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre ishte serioze kur u dërguan në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit