Transmetuar më 17-04-2026, 16:17

Një aksident është shënuar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë është përplasur me disa automjete, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i bashkisë, i cili po transportonte rërë për punimet në rrugë, ka pësuar një defekt në sistemin e frenimit. Si pasojë, drejtuesi nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fillimisht, mjeti ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor, ndërsa më pas është përplasur edhe me një automjet tip “Benz”, i cili po hynte në kthesë në momentin e ngjarjes.

Nga përplasja janë plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, përveç dëmeve në automjete, është dëmtuar edhe një banesë pranë vendit të aksidentit.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit