Transmetuar më 17-04-2026, 15:26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot – Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për një person dhe ka lënë tre të tjerë të plagosur rëndë.

Viktimat janë Franush Palaj dhe Nikoll Prenga, përkatësisht 57 dhe 61 vjeç.

Në aksident është plagosur 30 vjeçari D. Palaj, djali i Franushit që humbi jetën në vendngjarje.

Policia tha se në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin Nikoll Prenga, 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Palaj, 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, Nikoll Prenga, si dhe shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç (babai i 30 vjeçarit që drejtonte njërin automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre ishte serioze kur u dërguan në spital.

Pak pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes dhe menaxhimin e situatës.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit