

Deri para pak vitesh, ideja për t’i patur të gjitha shërbimet e nevojshme, të kombinuara sipas mënyrës sate të jetesës, dukej e largët. Me Mix & Max, kjo mundësi u kthye në realitet.
Duke vënë gjithnjë klientin në qendër, One Albania sjell një portofol të përditësuar Mix&Max, që i jep lirinë kujtdo të ndërtuar paketën e vet, duke kombinuar internetin fibër në shtëpi dhe planet celulare 5G, duke përfituar njëkohësisht edhe zbritje për një smartphone të ri.
E gjitha vjen si një eksperiencë e vetme, me më pak ndarje mes shërbimeve të përditshme, aty ku teknologjia punon për njerëzit.
Portofoli i përmirësuar përfshin:
• Plane mobile 5G, për lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë në çdo moment
• Shpejtësi më të lartë në internetin fibër, për një eksperiencë të pandërprerë në shtëpi
• Smartphone me ulje të dedikuara
• Kursime mujore të matshme, që reflektohen drejtpërdrejt në faturë
Çdo familje ka ritmin dhe nevojat e saj. Dikush ka nevojë për më shumë internet në shtëpi, dikush tjetër kërkon të bisedojë apo ndajë momente në kohë reale.
Mix & Max u jep klientëve mundësinë të ndërtojnë kombinimin që u përshtatet, duke përfshirë shërbimet që përdorin më shumë.
Një nga avantazhet kryesore të Mix & Max është vlera që ai ofron. Duke kombinuar shërbimet, klientët përfitojnë zbritje mujore që mund të arrijnë deri në 1500 lekë, krahasuar me blerjen e shërbimeve të ndryshme nëse ato do të ishin të ndara.
Dhe kur gjithçka është e bashkuar, edhe menaxhimi bëhet më i lehtë: të gjitha paguhen në një faturë e vetme.
Me këtë përditësim të portofolit Mix & Max sjell një qasje më fleksibël ndaj shërbimeve, jo vetëm me produkte të përmirësuara, por edhe me një mënyre më të thjeshtë për t’i përdorur ato në përditshmëri.
Mix & Max, gjithçka që vlen për familjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






