Transmetuar më 17-04-2026, 15:00

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor deputetin dhe ish-kryebashkiakun e Shkodër, Bardh Spahia, për veprën penale “pengimi i ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Sipas vendimit, Spahia është dënuar me 100 mijë lekë gjobë, një masë më e ulët nga ajo e kërkuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kishte kërkuar 700 mijë lekë gjobë.

Çështja lidhet me moszbatimin e një vendimi gjyqësor të vitit 2022, që urdhëronte rikthimin në detyrë të një drejtuesi të shkarkuar më parë. Në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, Spahia kishte vendosur shkarkimin e administratorit Mark Molla dhe emërimin në vend të tij të Arvit Bushati.

Pas ankimimit në gjykatë, Molla fitoi çështjen dhe gjykata vendosi pezullimin e akteve deri në një vendim përfundimtar. Megjithatë, sipas SPAK, edhe pse ishte njohur me vendimin, Spahia nuk e zbatoi atë.

Përkundrazi, ai ka nxjerrë disa ditë më vonë vendime të tjera, duke përsëritur shkarkimin e Mollës dhe emërimin e të njëjtit administrator, veprime që u konsideruan si përpjekje për të penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykata e Shkodrës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit