Transmetuar më 17-04-2026, 14:46

Një ngjarje e hidhur tronditi opinionin publik pasi mësuesi Aban Bejleri u nda nga jeta ndërsa kthehej nga puna. Arsimtari hero që përshkonte kilometra të tëra në këmbë për t’u dhënë mësim dy nxënësve të mbetur në fshatin Marjan, të Maliqit, pavarësisht se vetë jetonte në Devoll.

Pasi kanë marrë lajmin e kobshëm, kanë dhënë prononcime për mediat miq e familjarë të tijtë, të cilët zemrërthyer kanë kujtuar e njëherë njeriun punëtor, të gjendshëm e të veçantë që ishte Albani.

Xhaxhai i tij, Besim Bejleri “i shkatërruar” prej dhimbjes dhe me lot në sy tregoi se mësues Albani bënte rreth 7-8 kilometra rrugë për të shkuar në punë.

“Nga farefisi ynë jemi 17 mësues, por ai ishte i veçantë, fjalëpak, punëtor dhe besimtar. Ishte kontribuues ndaj fëmijëve. Politika të pushon dhe të ngre, ju i dini këto punë. Ai nuk ishte në punë atëherë, kur e rikthyen në punë, e çuan në zonën e Maliqit, në një zonë të thellë. Kishte kërkuar ta sillnin në Devoll, por ja, e sollën tani.

Ai vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet të madh. U bëj thirrje për të gjithë politikanët, të çdo krahu, që personat e sëmurë duhet të jenë pranë familjes. Kujdes, o politikanë, mos u tallni me shëndetin e të tjerëve, mendoni për këta njerëz, për edukatorët. Ishte njeri me dy universitete dhe kishte qenë pa punë. Kishte 5-6 vite në punë.

Ai nuk ankohej kurrë, përshkonte rreth 7 km për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla. Shkonte vetëm për dy nxënës”, shprehet ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit