Transmetuar më 17-04-2026, 14:41

Bordi i Transparencës në mbledhien e sotme, datë 17 Prill 2026, vendosi të rrisë sërish çmimin e karburanteve në Shqipëri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë 210 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë 176 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 prill ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Më herët pardje u shënua një rritje tjetër dhe deri sot pasdite çmimi i naftës është 207 lekë dhe i benzinës 174 lekë. Nga sot, nafta rritet me 3 lekë dhe benzina me 2 lekë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit