Transmetuar më 17-04-2026, 14:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë duke zhytur në botën e krimit të mitur që bëjnë grabitje me dhunë, femra që shesin trupin për të fituar dhe djem që implikohen në lëndët e forta narkotike.

Më konkretisht, një djalë në moshë të mitur është futur me forcë në një apartament në kryeqytet që ishte bazë prostitucioni.

Atje gjendej një i ri që konsumonte kokainë me 24 vjeçaren që bënte prostitutën pasi e kishte kthyer këtë banesë në shtëpi publike.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke folur sot për ngjarjen tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin e shtetases S. Sh., 24 vjeçe dhe të djalit 17-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasin M. B., 30 vjeç.

Hetimet zbulojnë se adoleshenti është futur te shtëpia "me drita të kuqe" dhe ka tentuar të bëjë plaçkitje.

Kur e ka zbuluar, 24-vjeçarja ka rrëmbyer një thikë dhe e ka plagosur të miturin.

Policia tha zyrtarisht se prostituta e ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën ku shtetasja ushtronte prostitucion.

Nga kontrolli në banesë, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.

I mituri është dërguar në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

Po sot u zbuluan dhe 6 prostituta të tjera, janë të gjitha të huaja

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja, Y. B., V. G., L. G., M. M., E. R. dhe H. L., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në apartamente të marra me qira, nga secila.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit