Transmetuar më 17-04-2026, 13:05

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur shfuqizimin e masave disiplinore të vendosura ndaj disa deputetëve të opozitës, të cilat parashikonin përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare për 30 ditë.

Vendimi prek deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Sipas përfaqësuesit ligjor Marash Logu, masat disiplinore ishin marrë pas seancës plenare të 18 dhjetorit 2025 dhe ishin vendosur fillimisht nga Sekretariati për Etikën, për t’u lënë më pas në fuqi nga Byroja e Kuvendit.

Gjykata vlerësoi se këto masa nuk ishin në përputhje me ligjin, duke i konsideruar të pavlefshme dhe duke urdhëruar shfuqizimin e tyre.

Ky është rasti i dytë që gjykata administrative rrëzon vendime disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, duke ngritur sërish debat mbi mënyrën e zbatimit të rregullores së Kuvendit dhe kufijtë e masave ndëshkuese ndaj ligjvënësve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit