

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Kavajë ku një burrë ka njoftuar policinë se djali i tij 24 vjeçar e ka përdhunuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë pas denoncimit thanë sot se ndaluan me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq, Kavajë.
Ndalimi erdhi pasi dje, ka kallëzuar babai i tij, se para disa ditësh, 24-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor, ka abuzuar seksualisht me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






