

Italia dhe Shqipëria janë tronditur nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Familja e saj ka ndarë detaje të fundit nga komunikimi me të bijën, duke rrëfyer momentet e fundit para tragjedisë.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i saj, Flamur Sula, tha se telefonata e fundit me vajzën kishte qenë e qetë dhe e zakonshme, pa asnjë shenjë shqetësimi.
Sipas tij, biseda kishte zgjatur rreth 15 minuta, ku kishin diskutuar për jetën e përditshme dhe studimet, ndërsa e reja u kishte thënë se do të kthehej në shtëpi pas disa ditësh.
Ai rrëfeu se familja kishte planifikuar ta priste në shtëpi, por mungesa e kontaktit dhe telefoni i fikur më vonë i kishte alarmuar.
“Që të martën nuk folëm më me të, ndërsa më parë flisnim pothuaj çdo ditë. Kur sms-ja nuk kaloi dhe telefoni dilte i fikur, u shqetësuam menjëherë”, u shpreh ai.
Babai shtoi se kjo situatë ishte e pazakontë për të bijën dhe se familja fillimisht mendoi se mund të kishte humbur telefonin, por më pas kuptoi se diçka serioze kishte ndodhur.
Familja e Ilaria Sula thekson se tashmë jeton vetëm për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






