

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në zonën e Lagundo dhe Scena, në provincën e Bolzano, pas një kontrolli në një dhomë hoteli ku u zbulua një sasi droge dhe një armë zjarri e mbajtur pa leje.
Sipas autoriteteve italiane, operacioni nisi fillimisht si një verifikim administrativ mbi vendbanimin e të dyshuarit, por gjatë kontrollit në hotel oficerët konstatuan pako të dyshimta dhe më pas ushtruan kontroll të plotë të ambientit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan rreth 465 gramë kokainë, e ndarë në formë blloku, së bashku me peshore elektronike dhe materiale paketimi, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarje të lëndës narkotike.
Në dhomë u gjet gjithashtu një armë zjarri e tipit pistoletë, e modifikuar për të qëlluar fishekë 9×17 mm, së bashku me municion dhe një karikator. Autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 360 euro, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.
I arrestuari, i cili rezulton me precedentë penalë, akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi dhe për armëmbajtje pa leje.
Ai është dërguar në paraburgim në Bolzano, ndërsa arma e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekspertizave të mëtejshme teknike nga autoritetet italiane.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






