

Një operacion policor i zhvilluar në Kamëz ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve që lëviznin të armatosur me motomjet, pas një ndjekjeje dinamike në rrugët e zonës.
Aksioni, i koduar “Risku”, u realizua nga Policia e Shtetit, konkretisht nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, në kuadër të goditjes së elementëve që paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Çekrezë, ku efektivët i bënë shenjë ndalimi një motomjeti me dy persona. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke çuar në një ndjekje që përfundoi me ndalimin dhe arrestimin e tyre.
Në pranga ranë një 23-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të dy banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit në motomjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion dhe një maskë, ndërsa hetimet u thelluan më tej.
Kontrolli në banesën e 23-vjeçarit zbuloi edhe dy armë të tjera, një armë gjahu dhe një armë sportive, duke ngritur dyshime për aktivitet të mundshëm kriminal.
Pasagjeri u arrestua për moskallëzim krimi, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vijimin e hetimeve.
Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.
Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.
Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.
Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.
Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.
Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë.
Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






