

Në orën 11:00 të kësaj të premteje pritet të jepen masat e sigurisë për personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të zjarrit në kompleksin në Tiranë, ku një pallat pranë QSUT u shkrumbua pothuajse plotësisht.
Para gjykatës do të paraqiten disa persona që lidhen me ndërtimin dhe administrimin e godinës, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin përgjegjësitë konkrete për dëmet e shkaktuara.
Mes të proceduarve janë inxhinieri Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administrator i objektit Agron Cara, si dhe menaxherja e një biznesi brenda pallatit, Razie Sula.
Ngjarja ka ngritur dyshime të forta mbi standardet e ndërtimit dhe masat e sigurisë në objekt, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.
Zjarri, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe alarm në zonë, ka rikthyer në vëmendje çështjen e kontrollit teknik dhe përgjegjësisë në sektorin e ndërtimit në vend.
Hetimet vijojnë, ndërsa vendimet e gjykatës priten të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






