

BARCELONË, 17 prill – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Spanja, ku po vijon axhendën e tij ndërkombëtare pas vizitës zyrtare në Itali.
Rama do të marrë pjesë në samitin e katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”, i organizuar në Barcelona, me ftesë të kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez.
Sipas njoftimeve zyrtare, diskutimet në këtë samit do të përqendrohen në çështje kyçe si multilateralizmi dhe rregullimi i mjedisit dixhital, me theks të veçantë në luftën kundër dezinformimit.
Në kuadër të aktivitetit, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë edhe takime të veçanta dypalëshe me homologun e tij spanjoll, si dhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Vizita në Spanjë vjen menjëherë pas qëndrimit në Romë, ku Rama u takua me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e emigracionit dhe mbrojtjes.
Ky bashkëpunim mbështetet edhe në 16 marrëveshjet e nënshkruara gjashtë muaj më parë mes dy vendeve, të cilat përfshijnë sektorë si shëndetësia, siguria dhe infrastruktura.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






