Transmetuar më 17-04-2026, 07:31

TIRANË, 17 prill – Partia Demokratike ka njoftuar të zhvillojë mbrëmjen e sotme protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Tubimi do të nisë në orën 19:00 dhe të zgjasë rreth tre orë.

Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa u ka bërë thirrje organizatorëve që të distancohen nga çdo akt që cenon rendin publik.

Ndërkohë, për shkak të protestës, Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime në qarkullimin e mjeteve. Duke filluar nga ora 15:00, do të bllokohen disa akse kryesore, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Gjithashtu, që prej orës 23:45 të një nate më parë, është ndaluar lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit