

TIRANË, 17 prill – Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë kalimtare dhe më të theksuara gjatë orëve të mesditës. Në zonat malore, kryesisht në jug dhe juglindje të territorit, ato do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 12 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






