Transmetuar më 16-04-2026, 23:40

NAPOLI – Janë publikuar pamje nga brenda degës bankare të grabitur në Napoli, ku disa persona të armatosur mbajtën peng 25 qytetarë për disa orë përpara se të arratiseshin përmes një tuneli.

Në fotot e siguruara nga vendngjarja, të realizuara nga gazetari Giuseppe Crimaldi, shihen kasaforta të boshatisura dhe rafte të hedhura në tokë, duke dëshmuar gjurmët e lëna nga autorët gjatë grabitjes.

Ngjarja ka ndodhur në një degë të Crédit Agricole, ndërsa policia italiane ndërhyri pas sinjalizimit dhe rrethoi zonën. Sipas mediave lokale, autoritetet negociuan për rreth dy orë me autorët, duke arritur lirimin e të gjithë pengjeve pa lëndime serioze.

Më pas, forcat speciale të karabinierëve u dislokuan me urgjencë në zonë dhe ndërhynë në ambientet e bankës, ku u raportuan shpërthime të granatave shokuese dhe të shtëna paralajmëruese.

Megjithatë, në momentin e ndërhyrjes, autorët dyshohet se kishin arritur të largoheshin përmes një tuneli që dyshohet se lidhet me rrjetin e kanalizimeve të qytetit, çka ka vështirësuar ndjekjen e tyre.

Hetimet vijojnë për identifikimin e grabitësve dhe përcaktimin e saktë të vlerës së dëmit të shkaktuar gjatë ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit