Transmetuar më 16-04-2026, 22:56

KEFALONI – Rasti i vdekjes së 19-vjeçares shqiptare Myrto në Kefalonia vijon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe hetimeve, ndërsa familjarët kanë ngritur akuza të rënda lidhur me rrethanat e ngjarjes.

E reja pritet të përcillet për në banesën e fundit në Argostoli, ndërsa autoritetet greke janë në pritje të rezultateve të analizave toksikologjike, që do të përcaktojnë shkakun përfundimtar të vdekjes. Autopsia paraprake ka sugjeruar një arrest kardiak.

Babai i 19-vjeçares ka deklaruar publikisht se vajza e tij dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga disa persona përpara ngjarjes fatale, duke pretenduar se ajo ka refuzuar dhe më pas situata është përshkallëzuar. Ai ka ngritur gjithashtu dyshime se rrethanat mund të lidhen me veprime të qëllimshme nga të përfshirët.

Sipas deklarimeve të tij, 19-vjeçarja kishte komunikuar me një person përmes rrjeteve sociale dhe më pas ishte takuar me disa të rinj në ishull, çka sipas familjarëve mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes dhe për të verifikuar të gjitha pretendimet e ngritura nga familjarët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit