Transmetuar më 16-04-2026, 22:29

Avokati Altin Goxhaj, një ndër mbështetësit e Partisë Demokratike, është përplasur sonte me policinë dhe pas incidentit është shoqëruar në Komisariatin nr 2 të Tiranës, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugën “Kavajës”, ka ndaluar për të marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar.

Në kohën kur punonjësit e Policisë ishin duke kryer detyrën, një automjet taksi është parkuar mbrapa makinës së Policisë.

Punonjësit e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që ishin duke kryer detyrën, për të vijuar lëvizjen.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shtetasin A. G., i cili edhe gjatë shoqërimit ka vijuar të kundërshtojë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, shtetasi A. G., u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Drejtoria e Policisë së Tiranës, reagoi sonte duke dhënë këtë informacion, pasi më herët, aktivisti Sazan Guri hodhi dyshime se Altin Goxhaj ishte rrëmbyer:

"Lajm i kobshem! Thone qe avokati dhe zeri i forte e kritik i qeverise Altin Goxhaj eshte arrestuar nga nje grup ne emer te policise, por pa uniforme policie, dhe askush nga komisiaratet nuk te thote nje fjale?!!? Jam gati te nisem nga Berati te zbuloj se ku ndodhet te pakten!?"

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit