Transmetuar më 16-04-2026, 22:07

MALIQ – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Marjan të bashkisë Maliq, ku një mësues ka humbur jetën papritur pas përfundimit të procesit mësimor.

Viktima, një 55-vjeçar me iniciale A.B., me origjinë nga rrethi i Devoll, jepte mësim në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e thellë dhe me akses të vështirë.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka pësuar një infarkt teksa po i drejtohej automjetit të tij pas mësimit, duke humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe distancës, transportimi i trupit të pajetë drejt morgut të spitalit të Korçë është kryer me vonesë, për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit