

Një pikturë e realizuar në vitin 1901 nga Claude Monet, “Vétheuil në dritën e mëngjesit”, është shitur në një ankand në Paris për 10.2 milionë euro, duke vendosur një rekord për tregun francez të artit në vitet e fundit, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.
Në të njëjtin ankand u shit edhe një tjetër vepër e Monet, “Ishujt e Port-Villez” (1883), e cila arriti vlerën 6.45 milionë euro.
Sipas Sotheby’s, këto rezultate përbëjnë rekordin më të lartë për vepra të Monet të shitura në ankande në Francë që nga viti 2000.
Megjithatë, rekordi për një vepër të Monet është 110.7 milionë dollarë, shuma me të cilën u shit piktura Meules në vitin 2019 në New York.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






